Sot, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, drejtuar nga Armend Muja, kryetar, mbajti mbledhjen e radhës për të shqyrtuar një sërë projektligjesh.
Me këtë rast, pas mbarimit të diskutimit, me të hedhur në votim u miratua Raporti me amendamente për Projektligjin nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Tutje, Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ishte i ftuar për të prezantuar kërkesat buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2023, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2023/01, kërkesa këto që u miratuan njëzëri nga anëtarët e komisionit, transmeton Fol Drejt.
Me shumicë votash u miratuan edhe: Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Mjedis, Bujqësi, Planifikim dhe zhvillim për Projektligjin nr.08/L-065 për Produktet Biocide, Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Mjedis, Bujqësi, Planifikim dhe zhvillim për Projektligjin nr.08/L-120 për Ushqim; Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin nr.08/L-103 për Sistemin e Menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.
Duke u theksuar se nuk ka implikime shtesë buxhetore për projektligjet e shqyrtuara, u miratua edhe Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, nr.08/L-032 për Projekt-Kodin e Procedurës Penale; Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës si dhe Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës./FolDrejt/