Ligat e futbollit evropiane po i afrohen kthimit në fushën e blertë. Secilës ligë i është mundësuar nga UEFA të marrë vendim vetë për ligën vendore, mirëpo të gjitha duhet ta marrin vendimin përfundimtar para 25 majit.
Shumica e vëmendjes ka qenë në ligat e mëdha evropiane që nga marsi, kur u suspenduan të gjitha aktivitetet sportive shkaku i përhapjes së virusit Covid-19, megjithatë UEFA është përgjegjëse për mbi 50 liga në të gjithë kontinentin, transmeton Gazeta Express.
Se çfarë është vendosur për secilën prej këtyre ligave të Evropës mund ta shihni më poshtë.
Kosova
Zyrtare: 7 qershor
Shqipëria
Zyrtare: 3 qershor
Gjermani
Veçse ka rifilluar
Andorra
Në pritje të një vendimi
Armenia
Në pritje të një vendimi
Austria
Zyrtare: 2 qershor
Azerbajxhan
Në pritje të një vendimi
Belgjika
Sezoni është anuluar
Bjellorusia
S’i ndali fare ndeshjet gjatë karantinës
Bosnja
Në pritje të një vendimi
Bulgaria
Zyrtare: 5 qershor
Qipro
Në pritje të një vendimi
Kroacia
Zyrtare: 5 qershor
Danimarka
Zyrtare: 28 maj
Skocia
Sezoni është anuluar
Sllovakia
Në pritje të një vendimi
Sllovenia
Synon të kthehet më 6 qershor
Spanja
Synon të kthehet më 12 qershor
Estonia
Veçse ka rifilluar
Finlanda
Zyrtare: 1 korrik
Franca
Sezoni është anuluar
Uells
Në pritje të një vendimi
Gjeorgjia
Në pritje të një vendimi
Gjibraltari
Sezoni është anuluar
Greqia
Synon të kthehet më 6 qershor
Hungaria
Synon të kthehet më 30 maj
Anglia
Synon të kthehet mes 12 dhe 26 qershorit
Irlanda Veriore
Në pritje të një vendimi
Islanda
Synon të kthehet më 13 qershor
Ishujt Faroe
Veçse ka rifilluar
Izraeli
Zyrtare: 30 maj
Italia
Synon të kthehet më 15 qershor
Kazakistani
Në pritje të një vendimi
Letonia
Në pritje të një vendimi
Lihtejnshtajni
Nuk ka ligë të veten
Lituania
Synon të kthehet më 30 maj
Luksemburgu
Sezoni është anuluar
Maqedonia e Veriut
Në pritje të një vendimi
Malta
Në pritje të një vendimi
Moldavia
Në pritje të një vendimi
Mali i Zi
Zyrtare: 1 qershor
Norvegjia
Zyrtare: 16 qershor
Holanda
Sezoni është anuluar
Polonia
Zyrtare: 29 maj
Portugalia
Zyrtare: 4 qershor
Republika Çeke
Zyrtare: 23 maj
Republika e Irlandës
Në pritje të një vendimi
Rumania
Synon të kthehet më 5 qershor
Rusia
Zyrtare: 21 qershor
San Marino
Në pritje të një vendimi
Serbia
Zyrtare: 30 maj
Suedia
Synon të kthehet më 14 qershor
Zvicra
Synon të kthehet më 8 qershor
Turqia
Zyrtare: 12 qershor
Ukraina
Synon të kthehet më 30 maj.