Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Çfarë vendimesh mori sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 109-të të qeverisë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 109-të me radhë

2 vjet më parë
in KOSOVË, LAJME
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në mbledhjen e 109-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës që u mbajt sot, janë marr një varg vendimesh, ndër to edhe miratimi i Projektligjit për Pagat, shkruan Fol Drejt.

Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot:

U dha mendimi i Qeverisë lidhur me nismën legjislative për “Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore”. Ajo vlerëson se Nisma Legjislative është në pajtim me legjislacionin në fuqi që rregullon këtë fushë, si dhe rregullon më gjerësisht të drejtën dhe detyrimin e institucioneve në lidhje me mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

U dha mendimi i Qeverisë lidhur me Nismën Legjislative për “Projektligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor”. Nisma legjislative është përcaktuar që Projektligji duhet të analizohet hollësisht në mënyrë që të adresohen rekomandimet e dhëna si dhe të harmonizohet me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës dhe me qëllimi të jetë rritja e sigurisë në trafikun rrugor dhe të përcaktohen bazat kryesore të ndërsjella në marrëdhëniet dhe sjelljen e pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor.

U bë ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të Qeverisë Nr. 01/02 të datës 12.02.2020, ku me ç’rast shfuqizohet pika 3 dhe 4 e Vendimit Nr.01/02 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkak të rrethanave të ndryshuara ligjore. Pagat e sistemit gjyqësor, përfshirë ato të Gjykatës Kushtetuese, kthehen në lartësinë e përcaktuar me rregullimin juridik të mëparshëm. Të gjitha pikat tjera të Vendimit Nr.01/02 të datës 12.02.2020 mbesin të pandryshuara.

U miratua Projektligji për Zyrtarët Publikë. Ky projektligj adreson problematikat me të cilat është përballur administrata jonë ndër vite dhe zbrazëtitë që ka ligji aktual. Me këtë projektligj po hapim administratën për të gjithë duke përfshirë nëpunësit brenda shërbimit civil, mërgatën tonë, profesionistët nga sektori privat dhe të rinjtë e të rejat tona.

U miratua Projektligji për Pagat në Sektorin Publik. Ky projektligj po krijon për herë të parë në Republikën e Kosovës sistemin e unifikuar të pagave. Ky sistem ka në thelb drejtësinë në rregullimin e pagës për të gjithë të punësuarit që paguhen nga dhe përmes buxhetit të shtetit

U miratua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC, për Zhvillim Ndërkombëtar. Marrëveshja e kredisë për “Financat Publike të Kosovës dhe Rritjen ekonomike” kap vlerën prej 40 milionë dollarë, dhe paraqet një marrëveshje për mbështetjen bugjetore të drejtpërdrejtë për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

U miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore. Ky projektligj ka për qëllim reformimin dhe avancimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, për ofrimin e shërbimeve cilësore mjeko ligjore dhe akreditimin e laboratorëve të këtij Instituti në pajtim me standardet ndërkombëtare. Çështjet që trajtohen në këtë Projektligj janë: përcaktimi i parimeve themelore të rregulluara sipas standardeve ndërkombëtare në organizimin, zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve mjeko – ligjore si dhe përgjegjësit procedural dhe llogaridhënëse për kryerjen e ekzaminimeve mjeko – ligjore.

U miratua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në Ishujt Falklands.

U aprovua Rregullorja për Atashe të Mbrojtjes. Kjo Rregullore përcakton statusin, detyrat dhe përgjegjësitë, procesin e përzgjedhjes, pranim-dorëzimin e detyrës, kohëzgjatjen e shërbimit, pagën, kompensimet tjera dhe ndërprerjen e shërbimit të Atasheut të Mbrojtjes dhe Përfaqësuesit Ushtarak të akredituar në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës apo organizata ndërkombëtare.

U miratua Analiza juridike për vlerësimin e bazës ligjore të akteve nënligjore të nxjerra nga Qeveria. Pas vazhdimit të punës në analizën e akteve juridike nënligjore, me këtë vendim shfuqizohen edhe 337 akte juridike nënligjore të cilave ju mungon baza dhe mbështetja ligjore.

U aprovua Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale. Ky Protokoll është përgatitur si dokument pune dhe mjet praktik që përmban udhëzime se si duhet të ofrohen shërbimet për viktimat/ të mbijetuarat/ mbijetuarit e dhunës seksuale, duke mundësuar krijimin e përgjegjësisë institucionale përmes qasjes shumë sektoriale të koordinuar. Ai plotëson detyrimin për zbatimin e Konventës së Stambollit, legjislacionit në fuqi, si dhe Strategjisë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022 – 2026.

Filluan procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në Zagreb/Kroaci dhe Dakar/Senegal. Me blerjen e objekteve të ambasadave në këto shtete do të rritet prezenca dhe aktiviteti diplomatik i Republikës së Kosovës në këto dy vende.

Arsim Tahiri u emërua Drejtori i Përgjithshëm në Shërbimin Sprovues të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë me mandat katër vjeçar.

U miratua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Bursave të Arsimit të Lartë në Nivel të studimeve Master, ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Si qeveri jemi të përkushtuar të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për të rinjtë tanë për të studiuar në universitet prestigjioze. Në linjë me këtë, dje ministrja Nagavci ka nënshkruar vendimin për ndarjen e 43 bursave për studentët e doktoratës të cilët studiojnë në top 500 universitetet botërore.

U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Banka Evropiane për Investime, për projektin “Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10 – B”. Marrëveshja siguron një kredi në vlerën totale prej 38 milionë eurove për realizimin dhe finalizimin e punimeve në këtë projekt.

U miratua Nisma për negocimin e Kornizës së Partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Danimarkës e përfaqësuar nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për “Bashkëpunim të shtuar për Zhvillim”. Qeveria e Danimarkës, sipas marrëveshjes, do të mbështes projektet dhe programet përkatëse në këtë kornizë, në vlerën prej 30 milionë eurove, në periudhën pesëvjeçare 2022-2026.

U mor Vendimi për caktimin e vlerës së shpenzimeve të transportit detar dhe kontejnerëve në shtojcën 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2015 për përcaktimin e kostos së shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara. Dogana e Kosovës gjatë vlerësimit, analizës dhe hulumtimeve të bëra ka evidentuar se kostot e shpenzimeve të transportit detar në nivel global të shpenzimeve kanë pësuar rënie të theksuar, kryesisht si rezultat i rrënjës së vëllimit tregtar. Në këtë drejtim, me qëllim të ndjekës dhe harmonizimit të çmimit të transporti detar, Dogana e Kosovës ka rekomanduar rishikimi e shpenzimeve të transporti detar.

U miratua Plani i Zbatimit të Garancisë Rinore. Plani do të mundësojë zbatimin e veprimeve të bashkërenduara në disa fusha, si: arsimi dhe trajnimi, puna dhe punësimi, mbrojtja sociale dhe rinia; do të maksimalizojë përdorimin e fondeve në dobi tët rinjve; dhe forcimin e kapaciteteve të akterëve kryesorë për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave të punësimit të të rinjve. Ai paraqet një katalizator për të përafruar kornizën e politikave të punësimit të të rinjve në Kosovë me parimet e Garancisë Rinore, e cila zbatohet në vendet e Bashkimit Evropian.

U ndan 500 mijë euro për Organizatat Jo- Qeveritare të cilat ofrojnë shërbime sociale për të siguruar mbulueshmëri gjatë fazës tranzitore për realizimin e procedurave për shpallje të thirrjeve publike të mbështetjeve për vitin 2023. Përfitues të drejtpërdrejt do të jenë 43 entitete të ndryshme.

U ndan 287 mijë euro për kompensim të njëhershëm të ish- delegatëve të Kuvendit të Kosovës që shpallen Pavarësinë dhe Kushtetutën e Kosovës në Kaçanik në vitin 1990. Shuma do të ndahet proporcionalisht për të gjithë delegatët që janë gjallë ndërsa për delegatët e vdekur do të përfitojnë familjarët sipas ligjit për familjen./FolDrejt/

Tags: Kryeministri KurtiMbledhja e 109 e QeveriseProjektligjiVendimet
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Zvicra miraton sanksione të tjera kundër Rusisë

Lajmi tjetër

“Këto dokumente përbëjnë korpusin e nevojave që kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM