Ashtu siç njoftoi në fund të sezonit që përfundoi, Florentino Perez filloi rindërtimin e Realit. Karim Benzema, Marco Asensio, Eden Hazard dhe Mariano Diaz u larguan, dhe Jude Bellingham nga Borussia Dortmund, Fran Garcia nga Rayo Vallecano dhe Josela nga Espanyol zbarkuan në Bernabeu.
Por ky është vetëm fillimi dhe vera është e gjatë. Në Real monitorojnë seriozisht edhe atë që po ndodh në Paris. Kylian Mbappe refuzon të vazhdojë kontratën dhe shefi i klubit i tha se nëse nuk e bën këtë deri në fillimin e përgatitjeve, do të hyjë në listën e transferimeve. Duke qenë se Perez ka vite që dëshiron të sjellë Mbappe-n dhe i riu francez nuk është indiferent ndaj klubit madrilien, sigurisht që shefi i Realit po i monitoron me vëmendje ngjarjet.
Krahas ardhjeve dhe largimeve, Reali merret edhe me zgjatjen e kontratave të veteranëve dhe lojtarëve më të rinj. Në tre ditë u nënshkruan tre nënshkrime. Së pari, të mërkurën Toni Kroos e zgjati edhe për një vit, një ditë më vonë Nacho dhe të premten Dani Ceballos, i cili e zgjati deri në vitin 2027.
Shumë tifozë të Realit po presin se çfarë do të ndodhë me Luka Modricin. Pra a do të qëndrojë në Madrid apo do të kalojë në Arabinë Saudite dhe të ndjekë linjën e lojtarëve që ndoqën gjurmët e Cristiano Ronaldos. Mediat spanjolle shkruajnë se asgjë nuk pritet të ndodhë gjatë fundjavës, por se e hëna është dita kur Modric duhet të marrë një vendim.
Spanjollët shkruajnë se kapiteni kroat ka rënë dakord me Realin dhe se për dy ditë pritet të vazhdojë kontratën deri në verën e vitit 2024, përcjell Fol Drejt.