Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente, për të cilën tha se është në interes të qytetarëve, njofton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.
“Mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e sotme të arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, për të siguruar një udhëtim të lehtë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në interes të qytetarëve”, ka shkruar Michel në Twitter, duke përmendur në cicërimë kryeministrin Albin Kurti, presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryediplomatin evropian Josep Borrell si dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.