Sipas Fabrizio Romanos, Chelsea është afër marrëveshjes verbale me Independiente del Valle për të nënshkruar me talentin ekuadorian Kendry Páez, raporton Fol Drejt.
“Chelsea është afër marrëveshjes verbale me Independiente del Valle për të nënshkruar me talentin ekuadorian Kendry Páez.”, shkroi Romano në Facebok.
Ai shtoi se mesfushori i lindur në vitin 2007, Kendry është tashmë pjesë e ekipit të parë të Independiente del Valle dhe një nga talentet më të mirë në Amerikën e Jugut.
“Marrëveshja është në faza shumë të avancuara pasi dy klubet janë duke negociuar dhe Chelsea dëshiron të që lojtarin ta ketë pjesë të projektit afatgjatë të talenteve të tyre të rinj.”, theksoi ai.
Romano tha se në rast se marrëveshja do të vuloset, Kendry do të mund të bashkohet me Chelsean vetëm kur të mbushë 18 vjeç për shkak të rregullave të FIFA-s. /FolDrejt/