Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, Chelsea po i afrohet marrëveshjes me Christopher Nkunku, përcjell Fol Drejt.
Sipas tij, testet mjekësore janë kryer tashmë siç u raportua në shtator.
“Ka një marrëveshje verbale me RB Leipzig për një klauzolë prej më shumë se 60 milionë eurosh, paketë totale afër 70 milionë euro, por kushte më të lehta pagese. Marrëveshja afatgjatë tashmë është arritur edhe me lojtarin, me marrëveshjen që ishte gati prej kohësh dhe tashmë është në fuqi”, shkroi Romano.
“Të gjitha palët janë ende në pritje për të nënshkruar kontratat, në mënyrë që marrëveshja të quhet e përfunduar – por ekziston një dakordësim verbal”, tha tutje ai.
Romano në fund tha se, marrëveshja është arritur për qershorin e vitit 2023 dhe jo për afatin e janarit siç janë gjërat tani për tani tek Chelsea. /FolDrejt/