Sipas raporteve nga SPORT, skuadrat e Premierligës, Chelsea dhe Newcastle United po monitorojnë situatën e Raphinhas dhe shpresojnë të sulmojnë gjendjen e rëndë financiare të Barçës për të sjellë anësorin brazilian në verë, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Joan Laporta vuri në dukje në fillim të këtij muaji se katalanasit janë nën presion të madh për të ekzekutuar shitjet e lojtarëve pasi u duhet të sjellin të paktën 150 milionë euro në qershor dhe Raphinha shihet si një kandidat i mundshëm për t’u sakrifikuar nëse nuk mund të largojnë lojtarë me më pak ndikim për një shumë të konsiderueshme. /FolDrejt/