Bashkëpronari i Chelsea, Todd Boehly ka bërë një deklaratë të fortë duke thyer rekordin për më shumë para të shpenzuara për transferime në një sezon të vetëm (600 milionë euro) në vitin e tij të parë në krye të Bluve, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Tani, sipas El Nacional, ai është gati të thyejë bankën për të nënshkruar me mesfushorin e vlerësuar të Real Madrid, Federico Valverde dhe për të përmirësuar më tej Chelsean.
Megjithatë, raporti thekson se ndërsa ai është i gatshëm të ofrojë shuma të mëdha si për klubin ashtu edhe për lojtarin, Real Madridi nuk do të ketë dëshirë ta shesë Valverden për shkak të kontratës së tij deri në vitin 2027 dhe as ai nuk do të kërkojë të lëvizë duke marrë parasysh suksesin që ai ka ka parë me Los Blancos. /FolDrejt/