Chelsea është i gatshëm të ofrojë deri në 90 milionë euro për mesfushorin e Brightonit dhe Ekuadorit, Moisés Caicedo për të zëvendësuar legjendën në largim N’Golo Kanté, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Caicedo ka impresionuar si për klubin ashtu edhe për vendin këtë sezon, dhe ndërsa ai fillimisht u vlerësua me 38 milionë euro, çmimi i tij është rritur për shkak të ofertave të shumë klubeve për të.
Sipas raportit, Liverpool është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për mesfushorin ekuadorit, prandaj Chelsea është i gatshëm të paguajë një tarifë më të lartë për të shmangur interesin e rivalit të tyre. /FolDrejt/