Gazetari sportiv, Fabrizio Romano tha se Chelsea është i gatshëm të largojë Hakim Ziyech nga klubi, raporton Fol Drejt.
“Chelsea do të diskutojë ofertat për Hakim Ziyech, siç pritej – shumë klube janë të interesuara për nënshkrimin e tij në ditët e fundit të afatit të transferimeve”, shkroi Romano në Twitter.
Romano shtoi se klube të Premier League dhe klube të huaja po eksplorojnë kushtet e marrëveshjes. /FolDrejt/