Sergino Dest do të largohet nga Barcelona këtë janar pasi amerikani nuk përshtatet në planet e Xavi. Futbollisti pati mundësi por nuk arriti të dallohej as si anësor mbrojtës dhe as si anësor sulmues.
Edhe pse ka disa klube të interesuara për nënshkrimin e tij, përfshirë Ajax-in dhe Bayernin, skuadrën nga e cila futbollisti i ri u largua për t’u nisur drejt klubit katalanas, në këtë kohë Chelsea do të shfaqej fuqishëm në ofertë.
Kampioni aktual i Europës e ka të qartë se duhet të përforcojë të dyja skuadrën pasi krahu i majtë është i cunguar për shkak të dëmtimit të rëndë të Chillëell dhe në të djadhtën Azpilicueta ende nuk ka rinovuar. Për Tuchelin, Dest mund të përdoret edhe si mbrojtës i majtë, ndaj ka dhënë dritën jeshile për të vazhduar nënshkrimin e tij.
Chelsea do të vinte bast për një transferim me një opsion blerjeje të detyrueshme edhe pse Barcelona nuk duhet ta tendoste shumë litarin nëse dëshiron të përfundojë këtë operacion, dhe Blutë kanë opsione të tjera në tryezë si Lucas Digne ose Tagliafico. /abcnews.al