Edhe pse tashmë është mbyllur prej ditësh merkatoje, sërish tek Chelsea mendojnë për transferimet të cilat nuk u realizuan, ndërsa do të shikohen opsionet e tjera gjatë merkatos së janarit.
Blutë e Londrës këmbëngulën për shërbimet e yllit të Milan, por kuqezinjtë nuk pranuan të nisnin asnjë negociatë që do të mund të sillte edhe arritjen e ndonjë marrëveshjeje.
Rafael Leao është lojtari kryesor i skuadrës italiane, tek i cili duket se është përqendruar e gjithë skema e lojës së kuqezinjve të Stefano Piolit, paraqitjet e të cilit premtojnë shumë.
“Rossonerët” thuhet se refuzuan një ofertë prej 100 milionë euro nga skuadra angleze këtë verë për yllin e sulmit.
Megjithatë, GiveMeSport ka raportuar se Chelsea do të rikthehet pas disa muajve ta testoj Milanin me një ofertë edhe më të lartë për anësorin këmbëshpejtë.
Londinezët pritet të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve për të angazhuar Leaon, pasi janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 150 milionë euro për sulmuesin portugez. /fabcnews.al