Chelsea ka arritur të arrijë një marrëveshje personale me sulmuesin anësor të Manchester City, Raheem Sterling.
27-vjeçari ka pranuar të gjitha kushtet e ofruara nga klubi blu i Londrës dhe së shpejti pritet të veshë fanellën e tyre.
Chelsea do të ketë një takim direkt sot me drejtuesit e City për të mbyllur këtë transferim të bujshëm. Manchester City ka rënë dakort të marrë rreth 45 milionë paund nga shitja e kartonit të sulmuesit anglez.
Kjo do të jetë një goditje e madhe dhe një përforcim i mrekullueshëm për Tuchel./abcnews.al/
Chelsea will be in direct contact with Manchester City today in order to complete Raheem Sterling deal. Fee almost agreed around £45m guaranteed plus add-ons, same as Gabriel Jesus to Arsenal. 🔵 #CFC
Personal terms fully agreed, Tuchel already had direct talks with Sterling. pic.twitter.com/p9ebluz9t3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2022