Sipas The Athletic, bisedimet e Chelsea me Lampard për një rikthim në Stamford Bridge janë tashmë në një fazë të avancuar dhe ai mund të drejtojë ekipin kundër Wolves në Molineux të shtunën, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Ish-mesfushori i Chelseat pritet të jetë në krye deri në fund të sezonit pasi klubi kërkon një zëvendësues të përhershëm për Graham Potter, i cili u lirua nga detyra të dielën. /FolDrejt/