Chelsea thuhet se është klubi favorit për të nënshkruar me mesfushorin defanziv të Brightonit dhe Ekuadorit, Moises Caicedo, përpara rivalëve të Premier League, Liverpool dhe Manchester United, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Këtë e tha gazetari Dean Jones, i cili beson se Blutë do të jenë favoritët e qartë për nënshkrimin e 21-vjeçarit për shkak të marrëdhënies së ngushtë të lojtarit me ish-shefin Graham Potter, kur Pulëbardhat dotë vendosin të ndajnë rrugët me mesfushorin e tyre të kërkuar.
Jones i tha GMS: “Unë nuk mendoj se Brighton do ta shesë atë në janar, por kurdo që të vijë koha, pres që Chelsea të jetë në pozitën më të mirë për ta nënshkruar me të për shkak të marrëdhënies me Graham Potter.” /FolDrejt/