Sipas reporterit të talkSPORT, Alex Crook (nëpërmjet GIVEMESPORT), Chelsea është në pozicionin më të mirë se Manchester United për të nënshkruar me Victor Osimhen në dritaren e ardhshme të transferimeve të verës dhe mund të përmbushë çmimin e kërkuar të Napolit mbi 100 milionë funte falë mbështetjes financiare nga bashkë- pronari Todd Boehly, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Crook tha për GMS: “Vlahovic do të ishte më i lirë se dy të tjerët, por Chelsea është favorit për Osimhen për shkak të çmimit.
“Mendoj se Daniel Levy ende heziton t’ia shesë Kane një rivali në Premier League dhe Manchester United dëshiron ta kryejë biznesin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ata nuk duan të tërhiqen në një ndjekje të stilit Frenkie de Jong.” /FolDrejt/