Julian Nagelsmann është ftuar në Londër “për të prezantuar veten dhe për të prezantuar idetë e tij” në bordin e Chelsea, ndërsa klubi vazhdon të kërkojë një pasardhës të Graham Potter të shkarkuar së fundmi, sipas gazetës gjermane Bild, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Drejtori teknik i klubit, Christopher Vivell, ka punuar më parë me të në RB Leipzig, gjë që mund të favorizojë Nagelsmann. /FolDrejt/