Për vitin fiskal 2021/22. Chelsea ka një borxh neto prej 121.3 milionë funte për vitin, për të cilin Stamford Bridge shpjegoi se ishte kosto të jashtëzakonshme dhe një ulje në shitjet e biletave pas sanksioneve të vendosura ndaj ish-pronarit Roman Abramovich.
Roman Abramovich e nxori klubin në shitje në fillim të marsit pas fillimit të konfliktit në Ukrainë kur iu vendosën sanksione dhe e gjithë kjo e komplikoi shitjen e klubit i cili gjithashtu ishte nën sanksione.
Chelsea nuk mundi të shiste bileta për ndeshjet, pësoi humbje të mëdha në fronte të tjera pasi të gjitha punët e klubit kushtëzoheshin nga rregullat e Qeverisë.
“Gjatë kësaj periudhe klubi ka qenë i kufizuar në sfera të shumta të biznesit – nuk kemi mundur të shesim bileta, suvenire, nuk kemi mundur të nënshkruajmë kontrata me lojtarë, me sponsorë… dhe e gjithë kjo ka sjellë humbje të mëdha”, ka thënë klubi.
“Përveç kësaj, e gjithë kjo pritet të ndikojë në gjendjen financiare të klubit në vitet e ardhshme për shkak të ndikimit afatgjatë që këto kufizime kanë pasur në kontrata të ndryshme”, shtoi ai.
Një nga gjërat pozitive është rritja e të ardhurave nga 434.9 milionë funte në 481.3 milionë funte falë rikthimit të tifozëve në tribuna pas pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu, fitimet komerciale u rritën në 177.1 milionë paund pas zgjatjes së disa kontratave të sponsorizimit, por edhe lidhjes së disa të rejave.
“E gjithë kjo së bashku çoi në një humbje rekord prej 121.3 milionë funtesh”, përfundon analiza e Chelsea për vitin financiar, transmeton Fol Drejt.