Sipas një raporti nga Football Insider, Chelsea është i etur për të arritur marrëveshjen për Moises Caicedo të Brighton dhe është vendosur të bëjë një ofertë më të madhe se 80 milionë funte, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Blutë kanë finalizuar shumë marrëveshje për të larguar lojtarët dhe për të pastruar skuadrën, si dhe faturën e pagave, dhe me tërheqjen e Arsenalit nga gara për Caicedo, Chelsea beson se është afër vulosjes së transferimit për ekuadorianin. /FolDrejt/