Sipas gazetarit sportiv, David Ornstein, Chelsea ka arritur një marrëveshje me Shakhtar Donetsk për Mykhailo Mudryk, raporton Fol Drejt.
Ornstein tha se çmimi që do të paguajë Chelsea është 70 milionë euro plus 30 milionë të tjera shtesë në bazë të paraqitjeve.
Marrëveshja do të jetë për 7 vite. Mudryk do të niset nga Turqia për në Londër për t’iu nënshtruar mjekësore. Kontrata nuk është nënshkruar ende, por marrëveshja është aritur. /FolDrejt/