Chelsea është e gatshme ta thyejë rekordin për transferimin e një mbrojtësi, pasi janë shumë të interesuar në Wesley Fofanana.
The Blues kanë bërë tashmë dy oferta në drejtim të Leicester Cityt, e para 75 milionë dhe e dyta 82 milionë, por janë refuzuar.
Dhelprat kanë bërë të ditur se mbrojtësi francez nuk është në shitje, mirëpo kështu nuk mendon edhe lojtari që e kërkon largimin nga “King Power Stadium”.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Chelsea e ka gati ofertën e tretë, e që do të jetë afro 100 milionë euro.
Nëse realizohet transferimi, atëherë Fofana do të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Aktualisht rekordin e mbanë Harry Maguire te Manchester United, që po ashtu ishte i Leicesterit dhe kalojë te Djajtë e Kuq për 87 milionë euro. /Telegrafi/