Relevo ka raportuar se Chelsea po kërkon ta bëjë të përhershme kalimin e Joao Felix në Stamford Bridge, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sulmuesi portugez erdhi nga Atletico Madrid në janar si huazim dhe klubi spanjoll kishin vendosur një çmim prej 130-140 milionë euro për lojtarin e tyre.
Por Blutë janë të përgatitur të nënshkruajnë me të riun në një marrëveshje të përhershme, por për një tarifë të reduktuar prej 100 milionë eurosh, me Felix që thuhet se ndjehet i kënaqur me gjigantët anglezë. /FolDrejt/