Sipas gazetarit Ciro Venerato, anësori miliona dollarësh i Chelseat, Hakim Ziyech, do të largohet nga Stamford Bridge.
Blutë nënshkruan me Ziyech për një tarifë prej 40 milionë euro pas bëmave të tij për Ajax-in, por sulmuesi maroken nuk ka arritur të përsërisë paraqitjet e tij nga liga holandeze me Chelsean.
Ziyech do të largohej nga Chelsea për AC Milan, pasi peshat e rënda italiane po kërkojnë një zëvendësues për Rafael Leao, i cili po tërheq interesim masiv nga elitat evropiane./FolDrejt/