Chelsea është kandidati kryesor për të nënshkruar me yllin gjerman, Youssoufa Moukoko nga Borussia Dortmund, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Blutë kanë siguruar tashmë nënshkrimin e sulmuesit francez Christopher Nkunku dhe të dy sulmuesit mund të jenë partnerë në të ardhmen.
Me Armando Brojën e lënduar, Moukoko mund të jetë një shtesë magjepsëse për sulmin e Chelseat.
“Dëgjojmë se Chelsea është më i afërti. Tashmë ka pasur negociata dhe bisedime. Shumë klube si Manchester United, Liverpool, Barcelona dhe Newcastle janë në listë, por Chelsea është favorit, të tjerët nuk janë ende gati”, thuhet në raport. /FolDrejt/