Sipas gazetarit të Sky Germany, Marc Behrenbeck, Chelsea është kandidati kryesor për të nënshkruar me Youssoufa Moukokon nga Borussia Dortmund.
Blutë kanë siguruar tashmë nënshkrimin e sulmuesit francez Christopher Nkunku dhe mund të jenë partnerë të dy sulmuesit në front.
Me Armando Brojën e lënduar, Moukoko mund të jetë ndihmë e madhe për Chelsean.
“Dëgjojmë se Chelsea është më i afërti. Tashmë ka pasur negociata dhe bisedime. Klube si Manchester United, Liverpool, Barcelona dhe Newcastle janë në listë, por Chelsea është më i nxehtë, të tjerët nuk janë ende gati”, tha Behrenbeck, transmeton Fol Drejt.