Real Madrid thuhet se është tërhequr nga një marrëveshje e mundshme për Kai Havertz – pasi u shty nga çmimi i kërkuar nga Chelsea, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Më parë mendohej se Havertz ishte i hapur për një largim, por 90 Minutes pretendon se Chelsea ka kërkuar më shumë se 70 milionë funte për ish-sulmuesin e Bayer Leverkusen.
Duket se Los Blancos do të eksplorojë rrugë të tjera në kërkim për të zëvendësuarsulmuesin e larguar Karim Benzema. /FolDrejt/