Një raport në gazetën portugeze Record ka sugjeruar se Chelsea po synon ta transferojë futbollistin Manuel Ugarte nga Sportingu i Lisbonës.
Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në afatet e tyre të mëparshme transferuese, nga Chelsea nuk kanë arritur të formojnë një skuadër që mund të sjellë rezultate për ta.
Pochettinos pritet t’i dorëzohet përgjegjësia e klubit nga sezoni i ardhshëm, kështu që argjentinasi mund të kërkojë të nënshkruajë me futbollistin Ugarte dhe të rindërtojë klubin e Chelseat. Blutë do të kenë një konkurrencë të ashpër nga Liverpooli, i cili po ashtu është duke i kushtuar vëmendje mesfushorit uruguaian, transmeton Fol Drejt.