Chelsea po ndjek lojtarin e Southampton, Romeo Lavia në dritaren e verës, me Football Insider që pretendon se 19-vjeçari është nënshkrimi prioritar për klubin, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Todd Boehly dhe bashkëpunëtorët e tij shpresojnë të nënshkruajnë me Mauricio Pochettino së shpejti dhe tashmë kanë filluar të hedhin bazat për verën e tij të parë në Stamford Bridge.
Raporti shton se Blutë janë në bisedime me Lavian për ta joshur atë në Londrën perëndimore këtë verë. Ata do të duhet të paguajnë një klauzolë lirimi prej 45 milionë funtesh për të detyruar Southamptonin të shesë lojtarin, megjithatë, duke pasur parasysh kontratën e tij në St. Mary’s deri në vitin 2027. /FolDrejt/