Chelsea është në bisedime të avancuara me Southampton për një marrëveshje për mesfushorin Romeo Lavian.
Një burim i ka thënë Sky Sports News se ekziston një “optimizëm i kujdesshëm” se një marrëveshje e plotë mund të arrihet në 24 orët e ardhshme, përcjell Fol Drejt.
Kushtet personale nuk pritet të jenë problem.
Liverpool ka një marrëveshje me vlerë rreth 60 milionë funte për Lavian, por lojtari e ka bërë të qartë se dëshiron të shkojë te Chelsea.