Sipas The Athletic, shumë klube të Premier League besojnë se Chelsea është afër sigurimit të një marrëveshjeje për yllin e Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Moukoko ka bërë përshtypje për Dortmundin këtë sezon, duke treguar talent shumë të lartë krahasuar me moshën së tij të re. Megjithatë, kontrata e sulmuesit skadon në fund të sezonit, me një rinovim që duket i pamundur.
Chelsea ka humbur së fundmi Armando Brojën për shkak të lëndimit, dhe me shumë gjasa shqiptari do të jetë jashtë fushës gjatë gjithë sezonit. Ndërsa një marrëveshje është larg arritjes, duke nënshkruar me Moukoko, Chelsea mund të sigurojnë sulmuesin kryesor për dekadën e ardhshme. /FolDrejt/