Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka zbuluar se Chelsea ka siguruar nënshkrimin e talentit brazilian Andrey Santos, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Mesfushori i ri po kërkohej nga shumë klube elitare evropiane, por ishte Chelsea ai që mori lojtarin për 20 milionë euro.
Me kushtet personale të dakorduara mes dy palëve, blutë do të kërkojnë të rrisin talentin brazilian. /FolDrejt/