Lojtari i Everton, Lucas Digne është kthyer në lojtarin e shumë kërkuar nga skuadrat e Premier Leagues.
Mbrojtësi francez është në radarët e Chelsea, Newscastle dhe West Ham, skuadra këto që kërkojnë shërbimet e lojtarit për pjesën e mbetur të sezonit.
Duke parë interesimin e lartë që kanë shfaqur skuadrat angleze, Everton ka menduar t’i vendos çmim francezit.
sipas “Sky Sport” çdo skuadër që dëshiron Digne duhet së pari të “ngroh” arkat e Evertonit, dhe duhet të depozitojnë shumën prej 30 milionë stërlina që të marrin kartonin e lojtarit.
Një luftë e fortë mes tre skuadrave për të fituar kartonin e Dignes, ku për këtë të fundit ka shfaqur interes edhe Napoli, që kërkojnë ta marrin në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, por ky opsion është hedhur poshtë nga drejtuesit e Everton që kërkojnë që lojtarin ta shesin dhe jo ta huazojnë. /abcnews.al