Chelsea po tenton të mbyllë marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit të RB Leipzig, Josko Gvardiol.
Fabrizio Romano shkruan se palët janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar që tani, por mbrojtësi do të bashkohet me londinezët verën e vitit 2023.
Oferta zyrtare, sipas ekspertit të merkatos, është rreth 90 milionë euro, një shifër që Leipzig nuk mund ta refuzojë. / abcnews.al