Chelsea ka nisur një tjetër ofertë të madhe transferimi për yllin e Benfica-s, Enzo Fernandez, pasi Benfica refuzoi përpjekjet fillestare të Bluve për të nënshkruar me mesfushorin, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sipas gazetës italiane Calciomercatoweb, Chelsea i ka propozuar Benficas 100 milionë euro në para plus Hakim Ziyech, për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës.
Fernandez ka qenë i lidhur shumë me një lëvizje të madhe që nga paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 2022, të cilat e ndihmuan Argjentinën të fitonte titullin. /FolDrejt/