Sipas The Telegraph, Chelsea është gati të shpenzojë 200 milionë funte për nënshkrimin e dy futbollistëve anglezë, Declan Rice dhe Jude Bellingham, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Klubi kërkon të ripërtrijë mesfushën e tij dhe duket se ata janë të interesuar për dyshen Bellingham dhe Rice.
Jorginhos dhe N’golo Kantes iu skadojnë kontratat në fund të verës, me Graham Potter që është në kërkim të zëvendësuesve të mundshëm.
Blutë janë interesuar për dyshen për një kohë të gjatë dhe mund të kenë konkurrencë të fortë nga klubet e tjera angleze, veçanërisht për Bellingham. /FolDrejt/