Chelsea pranë finalizimit të një marrëveshjeje me Manchester Cityn për nënshkrimin e përhershëm të sulmuesit Cole Palmer, raporton Sky Sports.
Vlera e transferimit është rreth 40 milionë funte.
Një burim i ka thënë Sky Sports News se Palmer pritet të bëjë testet mjekësore të enjten.
Nëse marrëveshja do të realizohej, do të çonte shpenzimet në Chelsea nën pronësinë e Todd Boehly-Clearlake Capital në 1.02 miliardë paund.