Fichajes ka raportuar se Chelsea po kërkon të nënshkruajë me ish-trajnerin e Spanjës dhe Barcelonës, Luis Enrique.
Blutë nuk kanë arritur të gjejnë formën e duhur nën drejtimin e Graham Potter, pavarësisht se kanë shpenzuar shumë në janar dhe me rezultatet që nuk janë në favor të tyre, Potter mund t’i tregohet dera e daljes.
Luis Enrique thuhet se kishte vendosur të rikthehej në drejtimin e një klubi pas rikthimit të dështuar Katari me Spanjën, dhe klubi me bazë në Londër mund të nënshkruajë me menaxherin spanjoll, transmeton Fol Drejt.