Goal shkruan se Chelsea ka refuzuar ofertën prej 30 milionë funte nga Brighton për të nënshkruar me Levi Colwill, përcjell Fol Drejt.
Brighton & Hove Albion kanë bërë një ofertë hapëse prej 30 milionë funtesh për të nënshkruar me Levi Colwill nga Chelsea në bazë të përhershme pas huazimit të tij mbresëlënës në Amex sezonin e kaluar.
Oferta u refuzua plotësisht nga Blutë, të cilët nuk kanë plane të shesin mbrojtësin e mrekullueshëm. /FolDrejt/