Para pak ditësh, thuhej se Chelsea ishte interesuar për të transferuar Aubameyang nga Barcelona.
Sipas “AS”, sulmuesi gabonez Pierre Emerick Aubameyang do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona. Xavi i dërgoi një mesazh të qartë Chelsea-it.
Trajneri i Barcelonës ka theksuar se Auba do të qëndrojë te spanjollët pasi është pjesë e planeve të tij./abcnews.al/