Chelsea do të kërkojë të sjellë në verë frontmenin e Juventusit, Dusan Vlahovic, raporton GiveMeSport.
Blutë kanë në dispozicion një bollëk opsionesh sulmuese duke përfshirë Kai Havertz, Pierre-Emerick Aubameyang, David Datro Fofana dhe Armando Broja, me Christopher Nkunku që pritet të vijë në verë.
Sulmuesi ka gjashtë gola dhe një asistim për Juventusin në 10 ndeshje të ligës këtë sezon, transmeton Fol Drejt.