Ekipi i Graham Potter ka shënuar fitoren e radhës në udhëtim tek skuadra e Aston Villas, ndërsa Manchester United është ndalur me barazim në Old Trafford nga Newcastle United, raporton Fol Drejt.
Chelsea fitoi ndeshjen me rezultat 0-2 me golat e Mason Mount në minutat 6 dhe 65, ndërsa djajtë e kuq barazuan pa gola.
Pas këtyre ndeshjeve, Chelsea ka 19 pikë dhe renditet e katërta në tabelë, ndërsa Man Utd gjendet nërsa Man Utd gjendet në pozitën e pestë me 16 pikë pas 9 ndeshjesh.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot, Southampton barazoi 1-1 me West Ham United. /FolDrejt/