Federico Chiesa ka qenë jashtë fushës që nga janari për shkak të një dëmtimi në gju, por do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit për t’u përballur me Paris Saint-Germain, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Sulmuesi i Juventusit ka mbetur jashtë fushës që kur pësoi një dëmtim të ligamentit në janar kundër Romës. Chiesa u rikthye në stërvitje me skuadrën e Massimiliano Allegrit në fillim të tetorit dhe tani është një hap më afër rikthimit në ekipit e parë duke u emëruar në skuadër për t’u përballur me PSG-në.
Kthimi i Chiesas do të jetë një nxitje për Juventusin, i cili ka një listë të gjatë lëndimesh që përfshin Paul Pogba, Weston McKennie, Leandro Paredes, Dusan Vlahovic, Angel Di Maria, Mattia De Sciglio dhe Kaio Jorge. Juventus tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve, por shkon në këtë ndeshje nga vendi i tretë në grup dhe ende ka gjasa të kualifikohet në Europa League.
Italiani do të shpresojë të luajë disa minuta para pushimit të Kupës së Botës. Pas përplasjes me PSG-në, Juventusi përballet me Inter, Verona dhe Lazio në Serie A përpara se kampionati të pushojë për turneun në Katar. /FolDrejt/