Zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes, Dereck Chollet, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndaj këtij të fundit, pra Vuçiqit, Chollet e kishte një kërkesë të qartë.
Në bisedën me Vuçiqin, Chollet i kërkoi atij të shtensionojë menjëherë situatën dhe të shmang veprimet që mund të nxisin më tej tensione.
“Fola me presidentin Vuçiq për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm në veri të Kosovës. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.” – shkroi Chollet në X.