Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Ky i fundit ka njoftuar për takimin në rrjetin social Twitter, ku ka shkruar se SHBA-ja është e përkushtuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Të njëjtën deklaratë ai e ka bërë edhe në takimin që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në SHBA.
“Më vjen mirë të shoh kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderoi atë për pritjen e afganëve dhe ritheksoi përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Chollet në Twitter.