Derek Chollet pritet ta vizitojë së shpejti Kosovën, transmeton Fol Drejt.
Sipas klankosova.tv nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes, Derek Chollet, pritet ta vizitojë Kosovën ditëve në vijim.
Nëse kjo ndodhë, do të jetë një nga vizitat më të rëndësishme kohëve të fundit, që nga thellimi i tensioneve në veri të vendit.
Chollet, ish-këshilltar special në Departamentin e Shtetit Amerikan, është paraparë të qëndrojë në Kosovë më 30 dhe 31 korrik.
Klankosova.tv po ashtu ka raportuar se bashkë me të, mendohet të vijë edhe një nga udhëheqësit më të lartë (numri dy) i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), emri i të cilit ende s’është bërë i njohur./FolDrejt/