Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit, ka njoftuar se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, shkruan Fol Drejt.
Chollet njoftoi përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ai ia konfirmoi edhe një herë mbështetjen e ShBA-ve në përpjekjet për arritjen e paqes dhe sigurisë, sidomos në raport me Kosovën.
Paraprakisht ai njoftoi se Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq të cilin e ka falënderuar për siç tha, angazhimin e tij konstruktiv për sinqeritetin ndaj propozimit të BE-së, për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ndërkaq Chollet shkroi se në takim me Daçiqin:
“Konfirmuam miqësinë e kahershme mes SHBA-së dhe Serbisë dhe shprehëm mbështetjen tonë për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për promovimin e paqes dhe sigurisë më të madhe në rajon”, shkroi Chollet”, shkroi Chollet./FolDrejt/
Following @SecBlinken-Pres Vucic @predsednikrs call, great meeting w/ @MFASerbia FM Dačić today. Reaffirmed long-standing friendship between 🇺🇸 🇷🇸 and expressed support for Serbia’s engagement on Dialogue with Kosovo and efforts to promote greater peace/security in the region. pic.twitter.com/I59R88s14p
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 1, 2023