Është zhvilluar një takim mes këshilltarit të Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak.
Derek Chollet tha se në takimin me Lajçakun kanë biseduar për deeskalimin e situatë në Kosovë dhe rrugën e Ballkanit drejt BE-së.
“Takim i mrië me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak ku folëm rreth angazhimit të përbashkët për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi ai, transmeton Fol Drejt.