Sipas medias franceze MediaFoot, Manchester United po shqyrton seriozisht transferimin e sulmuesit veteran Eric Chupo-Moting si zëvendësues të Cristiano Ronaldos, i cili po kërkon një largim në janar, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Pavarësisht se ka luajtur një rol të kufizuar nën drejtimin e Julian Nagelsmann, kamerunasi ka shënuar një formë mahnitëse kohët e fundit, duke shënuar 8 gola dhe duke dhënë 3 asistime nga 13 paraqitje këtë sezon.
33-vjeçari, i cili më parë ka dështuar me Stoke City në Premier League, ka kontratë deri në fund të sezonit, por Bayern thuhet se po përpiqet të zgjasë qëndrimin e tij në Allianz Arena. /FolDrejt/