Përfaqësuesi i Lartë në BeH, Christian Schmidt, do të dëgjohet nesër në Pallatin Westminster para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Britanisë së Madhe, ku gjatë seancës për situatën në Ballkanin Perëndimor, do të flasë për lëvizjet që ai bërë në periudhën e kaluar.
Kjo para së gjithash i referohet ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor të BeH dhe Kushtetutën e FBiH-së, përcjell Fol Drejt.
“Të hënën, më 30 janar, do të mbajmë një seancë provash për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Do të dëgjojmë një fjalim të Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt”, tha Parlamenti britanik./FolDrejt/